HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR “JAVËN NDËRKOMBËTARE” QË DO TË ZHVILLOHET NË UNIVERSITETIN E SHKENCAVE TË APLIKUARA TË SHËNDETIT, TALIN, ESTONI

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për pjesëmarrje në “Javën Ndërkombëtare” në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Shëndetit, Talin, Estoni

 Lloji i mobilitetit përfshin:

  • Shkëmbimin e stafit administrativ për trajnim

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • 5 + 2 ditë udhëtim
  • “Java Ndërkombëtare” do të zhvillohet në datat 1-5 Dhjetor 2025

Numri i kuotave:

  • 2 (dy)

Bursa përfshin:

  • Kompensimin ditor sipas programit Erasmus+;
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:   www.ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Shëndetit, Talin, Estoni, klikoni në link-un e mëposhtëm: 

https://www.ttk.ee/en

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

  • Formular aplikimi; Click here
  • Curriculum Vitae në gjuhën Angleze në formatin Europass;
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  • Photocopy of passport;
  • Vërtetim punësimi dhe leje nga Eprori direkt (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze).
  • Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, (e njësuar me origjinalin);
  • Plani i mobilitetit për trajnim; Click here
  • Declaration form. Click here

Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus+, Prof. Dr. Alban Dibra.

Dërgimi i dokumentacionit:

Me email: [email protected]

Fizikisht: Pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

Dokumentacioni është i detyrueshëm të dorëzohet fizikisht pranë Zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektorat. Në të kundërt aplikimi juaj nuk do të merret në shqyrtim.

Afati i fundit për aplikim: 10.10.2025

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.