Programi i Transparencës Hyrje |
Rreth autoritetit |
Kuadri ligjor rregullator Tekstet e plota |
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar |
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP | Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP | Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat |
Shërbimet që ofrohen nga UMT | Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të UMT | Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve |
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve | Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga UMT | Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga UMT |
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, është përgatitur Programi i Transparencës për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (LDI) si dhe në kuadër të VKM nr. 781, dt 26.12.2018 “Për garantimin e transparencës në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë”.
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (këtej e tutje UMT), ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. UMT-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së UMT-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.umed.edu.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i Transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të Programit të Transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet të UMT-së. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.