Hapet thirrja për bursa për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për mobilitet për mësimdhënie në Universitetin Cote D’Azur, Nice, Francë

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitet për mësimdhënie për stafin akademik të Universitetit  të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin Cote D’Azur Nice, Francë për semestrin e dytë të vitit akademik 2023/2024

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie (1 kuotë)

Kohëzgjatja e mobilitetit:  

  • 5 ditë + 2 ditë udhëtim

Bursa përfshin:

  • Kompensimin ditor (160 EURO në ditë për stafin)
  • Koston e udhëtimit (275 EURO) (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën ,klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti  Cote D’Azur Nice, Francë klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://univ-cotedazur.eu/

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  • Curriculum Vitae në gjuhën angleze;
  • Fotokopje e pasaportës;
  • Letër motivimi në gjuhën angleze;
  • Vërtetim punësimi (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze);
  • Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze;
  • Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin.

 

Plani i mobilitetit:

Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun:

https://mjeksia.instant.al/wp-content/uploads/2023/09/mobility-agreement-teaching.docx

Afati I fundit për aplikim: 6 Tetor 2023

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e UniversitetittëMjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: [email protected]

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, I cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.

Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://mjeksia.instant.al/wp-content/uploads/2023/09/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_Staf-akademi-Cote-DAzur.docx

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj