Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) ka një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Kamerino-s, Itali , në kuadër të programit Erasmus+. Ky partneritet synon të forcojë shkëmbimet akademike, kërkimore dhe kulturore mes dy institucioneve të arsimit të lartë.
Marrëveshja mundëson mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik, duke ofruar mundësi për studime dhe trajnime ndërkombëtare .
Ky bashkëpunim është një mundësi e vlefshme për të nxitur zhvillimin profesional të studentëve dhe stafit, duke forcuar njëkohësisht rolin e UMT-së në rrjetin ndërkombëtar të arsimit të lartë.