Search
Close this search box.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Universiteti Mjekësor i Wroclaw, Poloni, vijojnë bashkëpunimin në kuadër të programit Erasmus+!

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë dhe Universiteti Mjekësor i Wroclaw, Poloni, vazhdojnë partneritetin e tyre në kuadër të programit Erasmus+, duke krijuar mundësi të reja për mobilitetet e studentëve, stafit akademik dhe administrativ. Bashkëpunimi i ngushtë mes dy institucioneve nxit një ndërveprim të frytshëm në fushat e kërkimit dhe shkencës, duke promovuar vlera të rëndësishme të diversitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duke kontribuar në rritjen e nivelit të arsimit të lartë.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj