Tryezë Ndërinstitucionale për Promovimin e Informacionit të Besueshëm në Shëndetësi

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini mori pjesë në tryezën ndërinstitucionale ku u diskutua një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë: përhapja e informacionit të saktë dhe të besueshëm në fushën e shëndetësisë.

Në fjalën e tij, Rektori theksoi se informimi i drejtë i publikut dhe përhapja e kulturës mjekësore të bazuar në evidenca është një detyrë e përbashkët e institucioneve akademike, shëndetësore dhe mediatike.

UMT mbështet fuqishëm nismat që promovojnë edukimin shëndetësor dhe komunikimin shkencor në shërbim të një shoqërie të informuar, të ndërgjegjshme dhe të shëndetshme.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj