Search
Close this search box.

THIRRJE PËR APLIKIM PËR PROJEKTET KOMBËTARE TË KËRKIMIT DHE TË ZHVILLIMIT (PKKZH) PËR VITIN 2022

Në zbatim të Ligjit Nr. 80, date 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe të Vendimit Nr.607, datë 31.08.2016 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor  dhe  Inovacionit  (AKKSHI)”,  AKKSHI  shpall thirrjen për aplikim për Projektet Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit për  vitin  2022  në fushat prioritare si më poshtë:

  • Biodiversiteti  dhe Mjedisi
  • Bujqësia, Ushqimi  dhe Bioteknologjia
  • Shëndetësia dhe Shkencat Mjekësore
  • Shkencat Sociale dhe Albanologjike
  • Sistemet dhe Teknologjitë e Informacionit
  • Uji dhe Energjia

 

Institucionet që kanë të drejtë të aplikojnë

Në kuader të programeve kombetare, kanë të drejtë të aplikojnë për financim të projekteve të kërkim zhvillimit (PKKZH), Institucionet e Arsimit të Lartë të përcaktuara  si të tilla në Ligjin Nr. 80, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republiken e Shqiperisë” Neni 4, pika 4, si dhe institucionet publike e jopublike, që kanë për objekt të veprimtarisë së tyre kërkimin shkencor në 6 fushat si më sipër.

Buxheti dhe kohëzgjatja e projektit

Kohëzgjatja PKKZH është deri në 12 muaj.

Vlera maksimale e projektit është deri në 2,500,000 lekë.

Grantet e alokuara në këtë thirrje mund të mbulojnë shpenzimet administrative dhe shpenzimet e personelit (kërkuesëve shkencor dhe personel ndihmës) që parashikohen për aktivitete të projektit.

 

Kritere te pergjithsh me per aplikim

Projekt propozimi duhet të vijë nga një lnstitucion i Arsimit të Lartë ose lnstitucion tjetër sipas përcaktimeve të mësipërme, në përputhje me fushat prioritare dhe sipas kërkesave të udhëzuesit përkatës të PKKZH (http ://nasri .gov.al/d rejtoria-e-programeve-kom betare-20);

Projekt – propozimi duhet të përmbajë vetëm veprimtari që Iidhen me procesin e kërkimit shkencor, duke përjashtuar blerjen e pajisjeve, dhe mjeteve laboratorike që klasifikohen në shpenzime kapitale.

Do të kenë përparësi:

  • Projekt propozimet që kanë lidhje direkte me prioritetet strategjike sektoriale  të miratuara  nga Qeveria Shqiptare sipas fushave të mësipërme;
  • Projekt propozime të kërkimit shkencor që vijnë si bashkëpunim me institucionet publike qëndrore dhe vendore për zgjidhjen e problematikave në sektoret strategjik;
  • Projekt propozimet të kërkimit shkencor që vijnë në bashkëpunim  me sektorin e biznesit ,  përbëjnë risi në fushën përkatëse,  janë të zbatueshme në një degë të industrisë dhe e konkludojnë me  një aplikim për regjistrim kombëtar të patentës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPJ);
  • Projekt propozimet që vijnë si reagim ndaj situatës së pazakontë të krijuar nga COVID 19, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës si dhe reduktimin e pasojave të pandemisë në fushën social ekonomike;
  • Projekt propozimet qeë mbështesin kërkimin shkencor në fushat prioritare  duke  përfshire  në këtë proces kandidatë për studime të doktoratës;

Projekt propozimet  të cilat,  adresojnë prioritetet   strategjike   kombëtare ,   te  Bashkimit Europian si dhe të Zonës Europiane të Kërkimit (European Research Area (ERA) , Iidhur me promovimin e barazisë gjinore në shkencë dhe inovacion;

Dokumentacioni i kerkuar per aplikim

Aplikantet duhet te dorezojne:

  • Projekt propozimin të hartuar dhe paraqitur sipas formularit standard të aplikimit për PKKZH – të (Aneksi 1 i udhëzuesit http://gov.al/drejtoria-e-programeve­ kombetare-20
  • Projekt propozimi dhe dokumentacioni i kërkuar sipas udhëzimit duhet të dorëzohen në 3 kopje të shtypura dhe 1 kopje në CD (përfshirë edhe dokumentat që janë të firmosura e të skanuar), të shoqëruar me një shkresë përcjellëse të institucionit aplikues e firmosur nga titullari i institucionit;
  • CV nv Shqip e drejtuesit të projektit, i cili duhet të ketë të paktën gradën “Doktor” në fushën përkatëse;
  • Miratimin e titullarit të institucionit për pjesëmarrje në projekt;
  • Vetëdeklarim nga Drejtuesi i Projekitt qe nuk ka aplikuar më parë tek AKSHI. Nëse ka aplikuar dhe ka qenë fitues, të paraqesë vetëdeklarimin  që ka shlyer të gjitha detyrimet;
  • Kopje të diplomës së gradës shkencore apo titullit akademik;
  • Vendimin e akreditimit të institucionit ku punon ;
  • Marrëveshje bashkëpunimi (kuader ose specifike) midis JAL-ve në rast se projekti  vjen si bashkëpunim  ndërmjet IAL-vë.

Në rast të aplikimit të institucioneve jopublike kërkohet:

  • Vërtetim nga zyra e tatim taksave vendore, që vërteton  që institucioni  nuk ka detyrime të prapambetura tatimore dhe të sigurimeve shoqërore;
  • Kopje të statutit  apo  ekstraktit  të QKR  ku të përcaktohet  që aplikuesi  ka  në fokus  të veprimtarisë së tij kërkimin shkencor;
  • Evidenca të veprimtarisë së mëparshme kërkimore – shkencore apo pjesemarrjes/ fitimit të projekteve kerkimore – zhvillimore

Në rastet  kur  projekt  – propozimi    vjen  si  bashkëpunim    i  universitetit  me  biznesin dokumentacioni shtesë që duhet të paraqitet është si më poshtë:

  • Vërtetim nga zyra e tatim-taksave që nuk ka borxhe apo detyrime të pashlyera
  • Kopje të statutit apo ekstraktit të QKB të biznesit
  • Marrëveshje bashkëpunimi (kuadër ose specifike) midis IAL dhe  biznesit

Në të gjitha rastet kur projekt – propozimet përbëjnë risi apo inovacion në fushën përkatëse, aplikantët, pas përfundimit të projektit , duhet të paraqesin aplikimin e tyre për regjistrim kombëtar të patentës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI) në përputhje me legjislacionin përkatës .

Dorëzimi i aplikimeve:

Aplikantët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin përmes postës zyrtare, në adresën:  AKKSHI , Rruga “Naim  Frashëri”, Nr.37 , Tiranë, Shqipëri;

Afati i fundit për aplikim është data 07/03/2022. Aplikimet që mbërrijnë pas kvsaj date nuk do të pranohen. Aplikantet të llogarisin kohën qe merr shpërndarja e dokumentave me postë.

Informacione shtesë:

  • Projekt-propozimet që nuk kanë dokumentacionin të plotë, kanë pasaktësi në plotësim , apo që nuk përmbushin kriteret dhe formatin e përcaktuar nga AKKSHI do të skualifikohen qe në fazën  e parë të shqyrtimit teknik.
  • Për sqarime më të hollësishme,  lidhur me programet ose me procedurat e aplikimit, të interesuarit mund të drejtohen pranë Drejtorisë së Programeve Kombëtare në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit ose me e-mail në adresat: [email protected] ; [email protected] .
  • Udhëzuesin dhe Formën e aplikimit mund t ‘i gjeni në faqen zyrtare të AKKSHI: http://nasri.gov.al
sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj