Më 20 dhe 21 Nëntor, në ambientet e Tirana International Hotel & Conference Centre, u zhvillua me sukses takimi i katërt i Konsorciumit për projektin DigiCare4You (Horizon 2020), i organizuar nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Më shumë se 30 partnerë, që përfaqësojnë Konsorciumin 16-anëtarësh të DigiCare4You nga 10 vende të ndryshme të botës, u mblodhën fizikisht dhe në mënyrë virtuale për të diskutuar progresin e arritur deri tani dhe për të planifikuar hapat e ardhshëm të projektit. Takimi u karakterizua në mënyrë të vazhdueshme nga një entuziazëm i fortë, energji dhe pjesëmarrje aktive!
Qëllimi i projektit DigiCare4You është të vlerësojë shkallëzueshmërinë dhe transferueshmërinë e një zgjidhjeje ndërsektoriale novatore, e cila përfshin mjete digjitale të orientuara drejt fuqizimit të familjeve dhe integrimit të shërbimeve të kujdesit në komunitet për parandalimin dhe menaxhimin e diabetit të tipit 2 dhe hipertensionit.
Në hapje të takimit, përshëndetja u mbajt nga Zv/Rektorja e Universitetit, Profesor Alma Idrizi. Takimi i Konsorciumit përbënte një mundësi të çmuar për të gjithë partnerët për të prezantuar progresin e paketave të tyre të punës. Ishte vërtet frymëzuese të shihje përparimin dhe kontributet që secili partner solli në tryezë.
Për më shumë detaje rreth projektit: https://digicare4you.eu/