Takim Strategjik për Thellimin e Bashkëpunimit me Western Balkans University

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit, u zhvillua një takim ndërmjet Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini dhe Rektorit të Western Balkans University Prof. Dr. Ferdinand Gjana, si dhe stafit drejtues të universitetit të tyre.

Takimi kishte në fokus mundësitë për forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, në funksion të rritjes së shkëmbimeve akademike, si dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta kërkimore.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mbetet i angazhuar në zgjerimin e partneriteteve dhe avancimin e procesit të ndërkombëtarizimit, në përputhje me objektivat strategjikë të institucionit.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj