Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, mirëpriti sot në një takim zyrtar Prof. Dr. Dario Silvestri, president i ASOMI College of Sciences (Malta).
Gjatë takimit u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis dy institucioneve, si dhe u trajtuan tema të rëndësishme që lidhen me forcimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor, si dhe për mundësitë e zhvillimit të projekteve të përbashkëta ndërkombëtare.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt thellimit të partneriteteve ndërkombëtare dhe shkëmbimit të përvojave që kontribuojnë në rritjen e cilësisë akademike dhe kërkimit shkencor në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.






