Procedura e verifikimit dhe konfirmimit të dokumenteve te lëshuara na Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Dokumentet pranohen origjinale ose në fotokopje pranë zyrës së Kërkimit Shkencor, Promovimit Akademik dhe Komunikimit në Rektoratin e UMT. Pasi konfirmohet vlefshmëria e tyre nga sekretaritë e fakulteteve përkatëse, dokumentet firmosen dhe vulosen me vulë të posaçme konfirmimi nga Rektori ose Zv. Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Dokumentet që konfimohen janë, si mё poshtё:
Dokumentacioni
Dokumentet që konfimohen janë, si mё poshtё:
Kohëzgjatja e proçedurës
– 10 ditё pune pёr praktika brenda vendit
– 20 ditё pune pёr praktika jashtё vendit.
Shërbimi
1. Pёr studentёt dhe tё diplomuarit nё tre Fakultetet e Universitetit tё Mjekёsisё, Tiranë, tё cilёt bёjnё kёrkesё pёr konfirmim dokumentacioni në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tirane, pagesa ёshtё 600 Lekё. Shkarko faturën.
2. Pёr studentёt ose tё diplomuarit, tё cilёt ndodhen jashtё territorit tё Republikёs sё Shqipёrisё dhe bёjnё kёrkesё pёr konfirmim dokumentacioni me anё tё shёrbimit postar (bashkёlidhur duhet tё kenё kёrkesёn e tyre me shkrim, tё firmosur, dhe dokumentacionin e nevojshёm pёr konfirmim). Pёr kёtё kategori aplikohet tarifa e llogaritur mbi shёrbimin e postёs sё shpejtё EMS tё Postёs sё Shqiperisё pёr vendet jashtё territorit tё Republikёs sё Shqiperisё, e ndarё nё katёr zona.
3. Pёr Institucionet e ndryshme qё ndodhen jashtë territorit tё Republikёs sё Shqipёrisё dhe bёjnё kёrkesё zyrtare pёr konfirmim dokumentacioni shkollor tё studentёve ose tё diplomuarve nё tre Fakultetet e Universitetit tё Mjekёsisё, Tiranë, aplikohet tarifa e llogaritur mbi shёrbimin e postёs sё shpejtё EMS tё Postёs Shqipëtare pёr vendet jashtё territorit tё Republikёs sё Shqiperisё, e ndarё nё katёr zona.
Tabela e tarifave pёr katёr zonat postare
Bosnie Herzegovinë, Bullgari, Greqi, Kroaci, Maqedoni, Moldavi, Qipro, Rumani, Turqi, Mali i Zi, Serbi, Kosovë.
Algjeri, Austri, Belgjikë, Biellrusi, Danimark, Egjipt, Estoni, Finlandë, Francë, Gjeorgji, Gjermani, Hollandë, Hungari, Irlandë, Islandë, Itali, Izrael, Latvi, Lietenshtein, Lituani, Luksemburg, Maltë, Marrok, Mbretëria e Britanisë së Madhe, Monako, Norvegji, Poloni, Portugali, Republika Çeke, Rusi, Siri, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Sudan,Ukrainë, Uzbekistan, Zvicër.
Afrika e Jugut, Arabia Saudite, Armenia, Aruba, Azerbaixhan, Emiratet e Bashkuara Arabe, Etiopi, Hong Kong, Indi, Irak, Iran, Japoni, Jemen, Jordani, Kamboxhia, Kanada, Kazakistan, Kenia, Kinё, Kirgjistan, Korea e Jugut, Kuvait, Madagaskar, Malazi, Oman, Pakistan, Senegal, Singapor, Sri-Lanka, Taivan, Tailandё, Tanzani, Togo, Uganda, Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, Zambi, Zimbabue.
Argjentinë, Australi, Bahrain, Bregu i Fildishtë, Brazil, Brunel, Burundi, El Salvador, Filipine, Gabon, Guatemala, Guinea-Bissau, Guinea Ekuatoriale, Guinea, Indonezia, Kamerun, Qatar, Kili, Kolumbia, Kosta Rica, Kuba, Makao, Maldive, Malaui, Mali, Mauritania, Mauricius, Meksikë, Panama, Paraguai, Peru, Porto Riko (USA), Hawaii (USA), Uruguai, Venezuela, Alaska (USA), Xhibuti, Zelandё e Re.
Tarifa pёr çdo konfirmim dokumentacioni arkёtohet pёrpara fillimit tё procedurёs. Pagesa kryhet pranë çdo Banke të nivelit të dytë.
Kontakt
Pёr mё tepёr informacione, ju lutemi tё na kontaktoni nё adresёn zyrtare: [email protected]
Adresa e Universitetit tё Mjekёsisё, Tiranё: Rruga e Dibrёs, Nr. 371, AL1005, Tiranё, Shqipёri.
Të tjera
Kërko informacion, event, njoftim etj