Biblioteka e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT) përbën një nga strukturat kryesore akademike dhe shkencore të institucionit, me një rol qendror në mbështetjen e procesit mësimor dhe veprimtarisë kërkimore. Ajo shërben si një pikë referimi për studentët, stafin akademik dhe studiuesit në fushat e mjekësisë, farmacisë, stomatologjisë, infermierisë dhe shkencave të tjera të kujdesit shëndetësor.
E strukturuar në mënyrë të integruar, me elementë të bibliotekës klasike dhe asete të bibliotekës digjitale, biblioteka ofron akses të gjerë në burime bashkëkohore informacioni, duke respektuar standardet më të larta ndërkombëtare. E vendosur në afërsi të godinave kryesore të fakulteteve, ajo ofron një ambient modern dhe funksional, të pajisur me literaturë të specializuar dhe burime elektronike në shërbim të zhvillimit akademik dhe profesional të përdoruesve të saj.
Biblioteka e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ofron një koleksion të pasur dhe të larmishëm tekstesh, të përshtatura për nevojat akademike dhe kërkimore të studentëve dhe stafit pedagogjik në të gjitha programet e studimit:
Organizimi i Bibliotekës në Salla:
Biblioteka ruan funksionin tradicional të bibliotekës klasike, duke i kushtuar vëmendje të veçantë ruajtjes, përditësimit dhe pasurimit të fondit fizik, si dhe promovimit të kulturës së leximit akademik ndër komunitetin universitar.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
Adresa: Rruga e Dibrës, pranë QSUT-së, Tiranë
Web: www.umed.edu.al
Biblioteka Elektronike: http://widgets.ebscohost.com/prod/customerspecific/ns283074/searchbox/ns283996_al.html
Misioni i Bibliotekës Mjekësore
Biblioteka Mjekësore e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ka si mision të ofrojë akses të shpejtë, të saktë dhe të gjithanshëm në burimet më të fundit shkencore dhe informacionin akademik në fushën e mjekësisë, me synim mbështetjen e arsimit cilësor, kërkimit shkencor dhe praktikës klinike.
Misioni fokusohet në:
Objektivat Strategjike të Bibliotekës
Biblioteka e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë synon zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve përmes objektivave të mëposhtme strategjike:
Biblioteka Elektronike
Biblioteka Elektronike e Universitetit të Mjekësisë, ofron akses në literaturë dhe databaza të standardeve ndërkombëtare. Si një strukturë plotësuese e bibliotekës fizike, kjo bibliotekë është në përshtatje me nevojat bashkëkohore të studentëve, kërkuesve shkencorë dhe stafit akademik.
Shërbime dhe veçori kryesore:
Biblioteka Elektronike synon të krijojë një mjedis fleksibël, të hapur dhe të përditësuar informacioni, duke u ofruar përdoruesve mjetet e nevojshme për kërkime shkencore cilësore dhe efikase.
Bashkëpunime Kombëtare
Biblioteka e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë është aktive në rrjete bashkëpunimi kombëtare, duke garantuar akses të zgjeruar në literaturë shkencore për studentët, specializantët, mjekët dhe stafin akademik. Përmes këtyre partneriteteve, përdoruesit mund të konsultojnë mijëra artikuj të indeksuar, revista me faktor impakti dhe literaturë të përditësuar nga burime të besueshme.
Bashkëpunime me:
Bashkëpunime Ndërkombëtare
Biblioteka e UMT-së është pjesë aktive e rrjeteve dhe iniciativave ndërkombëtare që synojnë shkëmbimin e informacionit akademik dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të bibliotekës.
Platforma dhe projekte ndërkombëtare:
Biblioteka e UMT-së mbetet e përkushtuar ndaj krijimit të partneriteteve strategjike që nxisin shkëmbimin e njohurive, përmirësimin profesional dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.
Biblioteka e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ofron shërbime të specializuara për të mbështetur procesin mësimor dhe kërkimin shkencor në të gjitha ciklet e studimeve.
Shërbimet kryesore përfshijnë:
Kërko informacion, event, njoftim etj