Search
Close this search box.

KPPPA

Komisioni i Promovimit të Personelit Akademik

Komisioni i Promovimit të Personelit Akademik është një organ kolegjial që ka përgjegjësinë për vlerësimin dhe promovimin e stafit akademik në përputhje me aktet ligjore në fuqi.

Ky komision ka për detyrë të sigurojë një proces të drejtë dhe transparent për promovimin e personelit akademik dhe mbështetjen e zhvillimit të vazhdueshëm të tij. Detyrat e tij janë të orientuara drejt vlerësimit të cilësisë akademike dhe kërkimore, duke siguruar që promovimet të bëhen sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren përkatëse të komisionit.

Komisioni është i angazhuar të sigurojë një proces të drejtë, transparent dhe të paanshëm. Ky angazhim përfshin trajtimin e të gjithë kandidatëve në mënyrë të barabartë.

Misioni i KPPA

Misioni i Komisionit të Promovimit të Personelit Akademik është të sigurojë një proces të drejtë, të barabartë dhe transparent për promovimin e stafit akademik, duke vlerësuar arritjet dhe kontributet e tyre në fushën akademike, shkencore dhe profesionale. Ai ka për qëllim ruajtjen e standardeve akademike dhe përmirësimin e cilësisë në institucionin e arsimit të lartë.

Paketa ligjore, kriteret, dokumentacioni që nevojiten për aplikim mund ti aksesoni duke klikuar këtu.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj