Search
Close this search box.

Këshilli i Etikës

Këshilli i Etikës i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

Këshilli i Etikës është një organ drejtues në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (UMT), i cili në raste të caktuara ushtron funksionet e tij edhe në njësitë përbërëse të universitetit, sipas përcaktimeve të rregullores përkatëse.

Kompetencat dhe Funksionimi

Këshilli ka të drejtë të kërkojë dhe të marrë informacion nga personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor, administrativ dhe njësitë përbërëse të UMT-së, përveç Senatit Akademik, Rektorit dhe Këshillit të Administrimit.

Mund të bashkëpunojë me individë, organe dhe institucione jashtë universitetit vetëm pas miratimit nga Senati Akademik ose, në raste të veçanta, nga Rektori, i cili më pas duhet ta paraqesë çështjen për miratim në mbledhjen më të parë të Senatit. Në mungesë të këtij miratimi, konstatimet e Këshillit konsiderohen të pavlefshme.

Konstatimet dhe rekomandimet e tij i paraqiten Rektorit, i cili, në rastet që lidhen me personelin akademik, informon Senatin Akademik.

Përbërja dhe Emërimi

Këshilli i Etikës përbëhet nga 5 anëtarë, prej të cilëve 4 janë pjesë e personelit akademik dhe 1 anëtar caktohet nga Rektorati.

Anëtarët emërohen nga Senati Akademik mbi bazën e propozimeve të Rektorit.

Kryetari zgjidhet nga vetë anëtarët e Këshillit dhe i propozon Senatit Akademik për miratim Kodin e Etikës të UMT-së.

Shqyrtimi i Ankesave dhe Sanksionet

Procesi i shqyrtimit të ankesave, vendimmarrja, sanksionet dhe ekzekutimi i tyre rregullohen sipas rregullores së Këshillit të Etikës.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj