Bordi i Administrimit i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
Bordi i Administrimit është organ kolegjial vendimmarrës që mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë administrative, financiare dhe ekonomike të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT). Ai garanton mbrojtjen e të drejtave të pronësisë publike të institucionit dhe informon Senatin Akademik dhe Rektorin mbi situatën financiare dhe projektet përkatëse.
Përbërja dhe Mandati
Bordi i Administrimit përbëhet nga 7 anëtarë: • 3 anëtarë të përzgjedhur nga Senati Akademik i UMT-së me mandat 5-vjeçar dhe të drejtë rizgjedhjeje, të cilët duhet të kenë të paktën gradën shkencore “Doktor”. • 4 anëtarë të emëruar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Mandati i anëtarëve përfundon në rast të: • Mbarimit të afatit ose dorëheqjes, • Ndërprerjes së marrëdhënies me UMT-në, • Shkeljeve të rënda ligjore ose mungesës së pajustifikuar në 6 seanca radhazi, • Ndryshimit të raporteve të përfaqësimit në Bord, • Dënimit me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Vakancat plotësohen sipas renditjes në listën e kandidatëve të propozuar nga UMT dhe votuar nga Senati Akademik. Anëtarët e emëruar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit mund të shkarkohen vetëm nga ky institucion.
Funksionimi dhe Kompetencat
• Anëtarët e Bordit nuk duhet të kenë pengesa ligjore për punësim në administratën shtetërore apo konflikte interesi. • Shpërblimi i anëtarëve është i përcaktuar në buxhetin e UMT-së dhe tarifat për pjesëmarrje në mbledhje caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. • Shpenzimet e Bordit realizohen nga Kancelari me urdhër të Kryetarit të Bordit.