Universiteti i Mjekësisë, Tiranë është një institucion publik i arsimit të lartë, i specializuar në formimin e profesionistëve të shëndetit, që synon të jetë një qendër ekselence në arsimin, kërkimin shkencor dhe inovacionin në fushën mjekësore.
UMT ka për qëllim: • Të edukojë dhe përgatisë profesionistë të shëndetit në të tre ciklet e studimeve, në përputhje me standardet më të larta akademike dhe profesionale; • Të zhvillojë dhe promovojë kërkimin shkencor si bazë për përparimin e shkencave mjekësore dhe përmirësimin e praktikave klinike; • Të nxisë dhe të përqafojë risitë në fushën e mjekësisë dhe shkencave të shëndetit; • Të formojë liderët e së ardhmes, të aftë për të kontribuar në zhvillimin e sistemit shëndetësor dhe mirëqenien e shoqërisë. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë synon të transmetojë dije, të përgatisë profesionistë të aftë për ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor, të angazhuar në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve, si dhe në avancimin e kërkimit shkencor në shërbim të shëndetit publik.
Misioni
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë synon të konsolidojë dhe forcojë rolin e tij si qendra kryesore akademike dhe kërkimore në fushën e shkencave mjekësore në nivel kombëtar, duke mbetur një pikë referimi e pandryshueshme për arsimin, kërkimin dhe shërbimin shëndetësor cilësor në Shqipëri.
Ky vizion do të realizohet nëpërmjet reformimit të vazhdueshëm dhe modernizimit institucional, duke e shndërruar Universitetin në një hapësirë akademike dhe kërkimore të nivelit më të lartë, e cila:
• Nxit dhe forcon bashkëpunimin institucional brenda vendit dhe në nivel ndërkombëtar; • Mbështet zhvillimin profesional dhe akademik të stafit dhe studentëve; • Promovon dhe shpërblen ekselencën në të gjitha nivelet e veprimtarisë akademike dhe shkencore; • Identifikon dhe i përgjigjet në mënyrë aktive nevojave të shoqërisë dhe komunitetit shëndetësor; • Ofron modele frymëzuese dhe udhëheqëse në edukim, kërkim dhe etikë profesionale; • Edukon dhe zhvillon lidershipin akademik dhe profesional, në përputhje me vlerat më të larta të traditës dhe përparimit të ardhshëm; • Kultivon një kulturë të përsosmërisë, bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes në të gjitha aspektet e jetës universitare.
Përmes këtij angazhimi të gjithanshëm, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë aspiron të jetë një institucion model në rajon, i aftë të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të shëndetit publik dhe përparimin e shkencës mjekësore.