Search
Close this search box.

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike

Infermieria ka kaluar nga praktikat e hershme në një profesion të strukturuar dhe profesional me një rëndësi të madhe për shëndetin. Florence Nightingale është njohur si themeluesja e infermierisë moderne, duke e shndërruar këtë profesion në një art që kërkon aftësi të veçanta. Në Shqipëri, zhvillimi i infermierisë ka filluar më 30 Dhjetor 1921, kur Kryqi i Kuq Shqiptar themeloi Shkollën e Infermierëve në Tiranë. Më pas janë hapur teknikumet dhe shkollat për infermierë, duke ofruar formim në mjekësinë parandaluese dhe higjienë.

Në vitin 1994, Shkolla e Lartë e Infermierisë u bë Fakultet i Infermierisë në Universitetin e Tiranës. Ky fakultet ka përfshirë programe studimi për infermieri, mami, fizioterapi dhe profesione të tjera të shëndetit. Në vitin 2013, Fakulteti i Infermierisë u bë pjesë e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, me emrin Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike (FSHMT), që ofron studime të nivelit Bachelor, Master, si dhe studime të ciklit të tretë “Doktoratë” në fushat përkatëse të shëndetit dhe shkenca infermierore.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj