Historiku i Fakultetit të Mjekësisë Dentare fillon me themelimin e Degës së Stomatologjisë në vitin 1959. Dega e Stomatologjisë u krijua pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe përfaqësohej nga tre pedagogë të brendshëm: Dr. Dhori Pojani, Dr. Osman Hoxha dhe Dr. Dhimitra Lira dhe dy pedagogë të jashtëm: Dr. Xhevdet Asllani dhe Dr. Skender Topulli. Ky staf pedagogësh ishte iniciatori i parë për studimet dentare në Republikën e Shqipërisë. Në vitin 1964, Dega e Stomatologjisë u organizua në tre katedra kryesore: Katedra e Terapisë Stomatologjike, Katedra e Kirurgjisë Stomatologjike dhe Katedra e Ortopedisë Stomatologjike