Projekti IDEA (Inclusive Digital Education for All) synon të promovojë arsimin dixhital gjithëpërfshirës dhe inovativ. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, si pjesë e këtij projekti, angazhohet në zhvillimin e kapaciteteve dixhitale të stafit akademik dhe studentëve, me qëllim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit në fushën e shkencave shëndetësore. Projekti kontribuon në krijimin e një mjedisi më të aksesueshëm, bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës në arsimin e lartë.