Projekti GRADUA, i cili financohet nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, do të mbështesë universitetet shqiptare duke krijuar një model të integruar kërkesë-ofertë të bazuar mbi të dhënat e databazës së të diplomuarve, përmes: mbledhjes së të dhënave lidhur me performancën e tyre; lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) dhe bizneseve; lehtësimin e pozicionimit të të diplomuarve në tregun e punës.
Implementimi i këtij projekti do të ndihmojë në organizimin e informacionit, duke lejuar kështu edhe monitorimin e vazhdueshëm dhe efektiv të sistemit të trajnimit dhe të tregut të punës, lidhjes së tyre dhe parashikimin e aftësive të nevojshme në të ardhmen, për t’ju përshtatur më së miri këtij tregu.