Në kuadër të projektit CEI, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në bashkëpunim me partnerë rajonalë, po organizon webinare interaktive me fokus në përshpejtimin e inovacionit dixhital në fushën e shëndetit. Këto aktivitete synojnë fuqizimin e kapaciteteve të profesionistëve shëndetësorë dhe studentëve, duke promovuar zgjidhje digjitale dhe qasje bashkëkohore në sistemin shëndetësor, në përputhje me prioritetet e zhvillimit rajonal dhe integrimit evropian.