Në zbatim të kuadrit dhe strategjive të edukimit përmes ndërkombëtarizimit në shtëpi (IAH), kurrikulës dhe plan-programeve të ndërkombëtarizuara (IoC), Universiteti i Mjekësisë është partner, së bashku me Universitetin e “Leuven”, Belgjikë , “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, Shqipëri, “East Sarajevo”, Bosnjë dhe Hercegovinë “Timosoara”, Rumani, “Mostar”, Bosnjë dhe Hercegovinë, “Tuzla”, Bosnjë dhe Hercegovinë, “Podgorica”, Mal i Zi, në projektin “Strengthening capacities and digital competences in biomedical education through internationalization at home – BIOSINT”, ERASMUS-EDU-2022-CBHE-STRAND-2. Projekti BIOSINT, synon të forcojë kapacitetet dixhitale si dhe aftësitë dhe qëndrimet ndërkulturore në nivele individuale dhe institucionale, të përmirësojë edukimin dhe zhvillimin e studentëve të shkencave biomjekësore, stafit akademik dhe personelit administrativ të institucioneve të arsimit të lartë pjesëmarrës (IAL).