Search
Close this search box.
Projekti DigiCare4You

DigiCare4You është një projekt i programit Horizon2020, i cili synon të zhvillojë dhe zbatojë një ndërhyrje të bazuar në prova brenda komunitetit, duke përdorur shkollat si pikë hyrëse. Duke u mbështetur në përvojën e studimit Feel4Diabetes, projekti do të përfshijë një procedurë dy-hapëshe të kontrollit për të identifikuar familjet në rrezik të lartë për zhvillimin e Diabetit të Tipit 2 (T2D) dhe/ose hipertensionit.
Pas kësaj faze, do të ndërmerret një ndërhyrje që kombinon përdorimin e mjeteve digjitale me aktivitete që mbështesin mirëqenien e familjeve në shkolla dhe komunitete.
Zgjidhja DigiCare4You merr parasysh ndryshimet midis sistemeve shëndetësore në Evropë dhe, duke u fokusuar veçanërisht te grupet e ndjeshme dhe të nënpërfaqësuara, do të zbatohet në dy vende me të ardhura mesatare (Shqipëri dhe Bullgari) dhe dy vende me të ardhura të larta (Greqi dhe Spanjë), duke synuar përfshirjen e mbi 10,000 familjeve.

Projekti DigiCare4You është një zgjidhje inovative, e lehtë për t’u zbatuar, me kosto të ulët dhe e qëndrueshme, që do të ndihmojë në ndërtimin e kapaciteteve të shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe forcimin e sistemeve të kujdesit parësor të vendeve pjesëmarrëse, si dhe adresimin e nevojave dhe preferencave specifike të njerëzve në rrezik nga Diabeti Mellitus Tip 2 dhe/ ose Hipertensioni Arterial.

Projekti DigiCare4You, duke njohur dallimet në sistemet shëndetësore dhe të kujdesit në të gjithë Evropën dhe duke marrë parasysh grupet vulnerabël, do të aplikohet në dy vende me të ardhura mesatare (MICs), Shqipëri dhe Bullgari dhe dy vende me të ardhura të larta (HICs), Greqi dhe Spanja, duke synuar përfshirjen e më shumë se 10,000 familjeve.

Duke synuar të jetë një zgjidhje plotësisht e shkallëzueshme dhe e transferueshme, do të zhvillohet një udhërrëfyes për të ndihmuar politikëbërësit të vlerësojnë fizibilitetin dhe efektivitetin e zgjidhjes DigiCare4You në rajonet/vendet e tyre dhe të promovojnë kujdesin ndaj njerëzve dhe shërbimet e integruara shëndetësore në Evropë dhe më gjerë.

SAB lokale në çdo vend zbatues (Shqipëri, Bullgari, Greqi dhe Spanjë) përbëhen nga politikëbërës, organizata kombëtare të politikave shkencore dhe shëndetësore, shoqata të pacientëve etj., që janë të përfshirë në projekt. Këto borde janë të angazhuar që nga fillimi i projektit dhe gjatë gjithë zhvillimit të tij, pasi DigiCare4You synon të ndjekë një qasje kërkimore pjesëmarrëse të bazuar në komunitet duke punuar ngushtë me SAB lokale në të gjitha aktivitetet e projektit.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj