Politika e Privatësisë

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (www.umed.edu.al)

1. Hyrje

Të nderuar vizitorë të faqes zyrtare të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, ky dokument ka për qëllim t’ju informojë mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, ruajtjes dhe masat e sigurisë që janë marrë për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale. Kjo politikë privatësie reflekton angazhimin tonë për të mbrojtur privatësinë tuaj në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

2. Baza ligjore

Të dhënat tuaja personale përpunohen dhe ruhen në përputhje të plotë me:

  • Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë
  • Ligjin Nr.124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
  • Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
  • Rregulloren “Për Përdorimin e Postës Elektronike në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, datë 17.11.2023

3. Kategoritë e të dhënave të përpunuara

UMT mund të përpunojë këto kategori të të dhënave personale:

a) Të dhëna të dërguara nga përdoruesi:
– Emri, mbiemri
– Adresa e email-it
– Numri i telefonit
– Përmbajtja e komunikimit të dërguar përmes formularëve


b) Të dhëna teknike përmes cookies:
– Adresa IP
– Data dhe ora e aksesit
– Informacione mbi pajisjen dhe shfletuesin që përdorni

4. Qëllimet e përpunimit të të dhënave

Të dhënat personale përpunohen nga UMT vetëm për qëllime të përcaktuara si:
a) Komunikimi institucional me studentët, stafin dhe publikun
b) Menaxhimi i kërkesave dhe aplikimeve
c) Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve online
d) Organizimi i aktiviteteve akademike dhe informuese

5. Siguria dhe ruajtja e të dhënave

Të dhënat ruhen përkohësisht në sistemet e UMT dhe aksesohen vetëm nga persona të autorizuar. UMT ndërmerr masa teknike dhe organizative për të garantuar konfidencialitetin, integritetin dhe sigurinë e informacionit.

6. Të drejtat e subjektit të të dhënave

Çdo individ që ka vendosur në dispozicion të dhëna personale ka të drejtë të:
-Kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave
-Sigurohet që të dhënat janë të sakta dhe përpunohen në përputhje me ligjin
-Paraqesë ankesë pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (www.idp.al)

7. Transmetimi i të dhënave te palët e treta

UMT nuk i transmeton të dhënat tuaja personale palëve të treta, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë.

8. Ndryshime në politikë e privatësisë

UMT rezervon të drejtën të përditësojë këtë politikë në përputhje me ndryshimet ligjore ose rregullatore. Çdo ndryshim do të publikohet në faqen zyrtare të universitetit.

9. Kontakt

Për çdo pyetje apo kërkesë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, mund të na kontaktoni në:

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
Adresa: Rr. e Dibres, Nr. 371, Tiranë, Shqipëri
Email: [email protected]

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj