Njoftim për pozicionin e punës personel administrativ “Specialist i Prokurimeve”, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë; Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të UMT-së”, i ndryshuar, si edhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr. 172, datë 28.10.2025 “Për miratimin e kritereve dhe procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel administrativ “Specialist i Prokurimeve”, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë” shpallet konkursi për 1(një) vend të lirë pune“Specialist i Prokurimeve”, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si më poshtë:

 Përshkrimi përgjithësues i punës:

• Mbajtja e përgjegjësisë për respektimin e të gjitha rregullave dhe afateve të caktuara në aktet ligjore dhe nënligjore për prokurimin publik, për saktësinë dhe bazueshmërinë ligjore të të gjitha akteve që dalin nga Sektori i Prokurimit, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës;

• Përgatitja e dokumentave të nevojshme, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit, për zbatimin e procedurave të prokurimit sipas kërkesave të parashikuara në ligj;

• Shqyrtimi, trajtimi dhe kthimi i përgjigjeve, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të komisionit, të të gjitha ankesave dhe sqarimeve që kanë të bëjnë me sasinë, grafikun e lëvrimit të pasqyruara në dokumentat standarte të tenderit, përpara hapjes së procedurës nga UMT-ja për procedurat e përqendruara.

• Anëtar i komisioneve të ndryshme të krijuara për një procedurë prokurimi (Anëtar i komisionit për përcaktimin e fondit limit, i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave,  i Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, i Komisionit të marrjes në dorëzim etj.) sipas rasteve.

• Merr pjesë në gjithë procesin për përcaktimin e kritereve ligjore për lidhjen e kontratave me operatorët fitues;

• Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët;

• Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

 Kushtet  dhe kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:

1. Të jetë shtetas shqiptar;

2. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur;

3. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose “Master Profesional” ose “Bachelor”, në Shkenca Ekonomike / Juridike / Inxhinierike;

4. Të ketë mbi 1 vit eksperiencë pune në profesion;  

5. Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;

6. Njohuri të gjuhës së huaj anglisht, dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;

7. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

8. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

9. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;

10. Ndaj tij/saj të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore, për largimin nga detyra dhe që nuk është shuar sipas ligjit.

11. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;

Dokumentacioni i kërkuar:

1. Kërkesë me shkrim për aplikim;

2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);

3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;

4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për ciklet  përkatëse të studimit);

5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

6. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);

7. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundi nga data e aplikimit;

8. Formular vetëdeklarimi kërkuar nga ligji nr.138/2015;

9. Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

10. Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;

12. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noterizuar;

13. Certifikatë/Dëshmi të noterizuar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;


Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar, origjinal ose të njehsuar me origjinalin, pranë zyrës së Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

− Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;

− Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;

− Njohuri mbi ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me ligjin nr. 47/2017 “Për prokurimin publik” i ndryshuar;

− Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e procedurave të prokurimeve, financiare administrative;

Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të kontaktoni në adresën [email protected]  

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj