Projekti me temë “Ndërtimi i infrastrukturës kërkimore-shkencore për analizën e çrregullimeve të sistemit vestibular”, drejtuar nga Prof. Asoc. Besim Boçi;
Infrastruktura e propozuar synon të krijojë një ambient të specializuar për diagnostikimin, trajtimin dhe kërkimin shkencor të sëmundjeve vestibulare. Qëllimi i këtij projekti është të ofrojë një qendër të specializuar dhe të avancuar, të cilat do t’i kushtohet plotësisht përmirësimit të shëndetit të pacientëve me sëmundje të sistemit vestibular.