Në kuadër të projektit fitues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për vitin akademik 2023-2024, me temë “Digjitalizimi i Njësisë Laboratorike të Histologjisë” dhe drejtues Prof. Dr. Xheladin Çeka, laboratori është pajisur me teknologji moderne për të përmirësuar përvojën praktike të studentëve.
Nëpërmjet këtyre projekteve, ftojmë stafin akademik dhe kërkuesit shkencorë të Universitetit të Mjekësisë që të angazhohen në mundësitë që ofrohen nëpërmjet thirrjeve të hapura, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së edukimit dhe kërkimit shkencor.
Laboratori është i pajisur me:
100 mikroskopë binokularë,
4 mikroskopë trinokularë profesionalë për citologji me kamera imazhi,
50 komplete mikropreparatesh,
7 laptopë,
tavolina mikroskopi.
Këto pajisje u mundësojnë studentëve një analizë më të saktë të strukturave mikroskopike dhe përmirësimin e aftësive të tyre kërkimore dhe praktike.