Në kuadër të projektit fitues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për vitin akademik 2023-2024, me temë “Digjitalizimi i Diseksionit Virtual dhe Ristrukturimi i Njësisë Laboratorike të Anatomisë”, dhe drejtues Prof. Dr. Xheladin Çeka, laboratori është pajisur me teknologji moderne për të përmirësuar përvojën praktike të studentëve.
Nëpërmjet këtyre projekteve, ftojmë stafin akademik dhe kerkuesit shkencorë të Universitetit të Mjekësisë që të angazhohen në mundësitë që ofrohen nëpërmjet thirrjeve të hapura, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së edukimit dhe kërkimit shkencor.
Laboratori është i pajisur me:
2 Tavolina Anatomike Digjitale, të cilat mundësojnë diseksionin virtual për demonstrime dhe analiza të avancuara,
6 Kompjutera për klasat,
9 Laptopë,
50 Monitorë,
100 litër Formalinë dhe Reagentë.
Kjo teknologji inovative u ofron studentëve një përvojë të avancuar praktike, duke i ndihmuar të thellojnë njohuritë e tyre në anatominë e aplikuar dhe klinike.