Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Universiteti i Aristotelit, Selanik, Greqi, vijojnë bashkëpunimin në kuadër të programit Erasmus+!
Bashkëpunimi midis dy universiteteve ka si qëllim krijimin e mundësive të reja për studentët, stafin akademik dhe administrativ, duke promovuar shkëmbimin e njohurive dhe përvojave mes dy institucioneve.
Ky hap i rëndësishëm është një mundësi e shkëlqyer për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimin e diversitetit.