Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Universiteti i West Attica, Athinë, Greqi, vijojnë bashkëpunimin në kuadër të programit Erasmus+.
Ky bashkëpunim synon të promovojë shkëmbimin akademik dhe profesional nëpërmjet shkëmbimeve të studentëve, stafit akademik dhe atij administrativ. Të dyja universitetet janë të angazhuara në shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe praktikave që pasurojnë procesin e të mësuarit dhe përmirësojnë cilësinë e arsimit të lartë.
Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të dimensionit ndërkombëtar të UMT-së, duke konsoliduar lidhjet me institucionet partnere.