MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS + MIDIS UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË DHE UNIVERSITETIT TË SHKENCAVE SHËNDETËSORE, AFYONKARAHISAR, TURQI

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë vijon zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare, me një bashkëpunim të ri me Universitetin e Shkencave Shëndetësore, Afyonkarahisar, Turqi.

Ky bashkëpunim në kuadër të programit Erasmus+ përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë dhe ofron mundësi konkrete për:

Përvoja ndërkombëtare

Zhvillim profesional

Shkëmbim njohurish dhe praktikash

Mobilitet për studentë, staf akademik dhe administrativ

Ky partneritet synon të rrisë cilësinë e arsimit të lartë dhe të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore përmes shkëmbimit të eksperiencave dhe forcimit të kapaciteteve institucionale.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj