MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+ MIDIS UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË DHE UNIVERSITETIT COTE D’AZUR, NICË, FRANCË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Universiteti Cote d’Azur, Nicë, Francë, vijojnë bashkëpunimin e tyre në kuadër të programit Erasmus+!
Partneriteti i vazhdueshëm i dy Universiteteve do të ofrojë mundësi të reja për mobilitetet e studentëve, stafit akademik dhe administrativ duke inkurajuar shkëmbimet akademike, kërkimore dhe kulturore mes dy institucioneve të arsimit të lartë.
Ky është një moment kyç në rritjen e bashkëpunimeve globale të UMT-së dhe në mbështetjen e zhvillimit të karrierës akademike dhe profesionale të studentëve dhe stafit.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj