MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+ MIDIS UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË DHE KOLEGJIT SHËNDETËSOR, TALIN, ESTONI

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë vijon bashkëpunimin me Kolegjin e Kujdesit Shëndetësor, Talin, Estoni, në kuadër të programit Erasmus+.

Ky partneritet shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, duke ofruar mundësi për përvoja ndërkombëtare, zhvillim profesional si dhe shkëmbim njohurish, për studentët, stafin akademik dhe administrativ të të dy institucioneve.

Përmes këtij bashkëpunimi, palët synojnë të ndajnë praktika, të forcojnë kapacitetet institucionale dhe të kontribuojnë në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe shërbimeve shëndetësore.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj