Projekti me temë “Krijimi i Laboratorit të Simulimit Virtual të Imazherisë Diagnostike në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike”, drejtuar nga Dr. Albana Shahini.
Ky projekt propozim ka për synim rritjen e kapaciteteve akademike e shkencore të UMT dhe FSHMT në përdorimin e teknologjive të reja simulative të imazherisë mjekësore nëpërmjet krijimit të një laboratori didaktiko-shkencor të simulimit vizualizimit dhe procesimit të imazheve dixhitale mjekësore.