Procedurat për aplikim Erasmus+

Mundësi shkëmbimi përvojash në kuadër të programit Erasmus+

Erasmus+ është një program i Bashkimit Evropian që mbështet arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin, duke ofruar mundësi për shkëmbim studentësh dhe stafi për praktika, trajnime dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Universiteti i Mjekësisë në Tiranë është pjesë e këtij programi, duke ofruar mundësi për studentët dhe stafin e tij për të marrë pjesë në aktivitete ndërkombëtare, për të zhvilluar aftësitë profesionale dhe për të krijuar lidhje ndërkombëtare në fushën e mjekësisë.

Zyra Erasmus+, pjesë e Sektorit të Projekteve dhe Zhvillimit Profesional në Drejtorinë e Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë

Koordinator Institucional Erasmus+

Prof. Dr. Alban Dibra
Zëvëndësrektor për Projektet, Edukimin në Vazhdim dhe Koordinimin
Email: [email protected]         [email protected]

Anila Prendi
Drejtor i Drejtorisë së Kërkimit, Promovimit Akademik dhe Komunikimit
Email: [email protected]        [email protected]

Dokumentet kryesore për aplikim për mobilitet Erasmus+, për stafin (akademik/administrativ):

  1. CV në gjuhën angleze në formatin Europass;
  2. Fotokopje e pasaportës;
  3. Letër motivimi në gjuhën angleze;
  4. Plani i mobilitetit (i ndryshëm në varësi të thirrjes);
  5. Vërtetim punësimi/ leje nga eprori direkt;
  6. Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës së huaj;

Dokumentet kryesore për aplikim për mobilitet Erasmus+, për studentët:

  1. CV në gjuhën angleze në formatin Europass;
  2. Fotokopje e pasaportës;
  3. Letër motivimi në gjuhën angleze;
  4. Vërtetim studenti;
  5. Plani i mobilitetit (i ndryshëm në varësi të thirrjes);
  6. Lista e notave (e përkthyer në gjuhën angleze dhe e noterizuar);

Dokumentet dorëzohen:

  • Dorazi në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
  • Të skanuara në adresës: [email protected]

*Dokumentacioni për aplikim ndryshon në varësi të thirrjeve përkatëse.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj