Search
Close this search box.
Doktorata

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) ofron programe të ciklit të tretë të studimeve “Doktoratë”, me synimin për të përgatitur profesionistë të kualifikuar dhe kërkues shkencorë në nivelet më të larta të shkencave mjekësore. Këto programe janë të orientuara drejt avancimit të njohurive shkencore, zhvillimit profesional dhe mbështetjes së inovacionit në fushat përkatëse.

Aktualisht, UMT ofron 14 programe doktorate në gjuhën shqipe, të cilat përfshijnë një gamë të gjerë specialitetesh të shkencave të shëndetit.

Në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe përmirësimit të cilësisë akademike, UMT ka vendosur bashkëpunim me Universitetin e Bolonjës në Itali, duke ofruar 3 programe të përbashkëta doktorate në fushat e mjekësisë interne, kirurgjisë dhe obstetrikë-gjinekologjisë. Këto programe ndërkombëtare u ofrojnë studentëve mundësinë për të përfituar nga ekspertiza akademike dhe shkencore e dy institucioneve prestigjioze.

Publikimi i disertacioneve doktorale është një detyrim ligjor, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Shqipëri. Çdo kandidat që përfundon me sukses studimet e doktoratës është i detyruar të publikojë disertacionin në platformën zyrtare të Universitetit dhe në Bibliotekën Kombëtare, për të garantuar transparencën, aksesin publik dhe vlerësimin e kontributit shkencor. Ky proces siguron gjithashtu integritetin akademik dhe shërben si një burim referimi për studiues të tjerë në fushat përkatëse.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj