Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikim për mobilitet për specializantë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin Mjekësor, Graz, Austri
Mobiliteti përfshin:
- Traineeship për ciklin e tretë të studimeve (specializantë)
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 2 muaj
Numri i kuotave:
- 1 (një)
Fusha: Mjekësi
Bursa përfshin:
- Kompensimin për 2 muaj: 1,975 Euro
- Koston e udhëtimit: 275 Euro
Për tu njohur me Universitetin Mjekësor, Graz, Austri klikoni në linkun e mëposhtëm:
Dokumentet që duhet të dorëzohen;
- Formular aplikimi; Shkarko
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze në formatin Europass;
- Fotokopje e pasaportës;
- Letër motivimi në gjuhën angleze;
- Vërtetim studenti (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze);
- Listë notash të diplomës paraardhëse (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
- Certifikatë që vërteton njohuritë e gjuhës së huaj (e njësuar me origjinalin);
- Formulari i deklarimit. Shkarko
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra.
Dërgimi i dokumentacionit:
Me email: [email protected]
Fizikisht: Pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
Afati i fundit për aplikim: 13.03.2025
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!