Search
Close this search box.

Hapet thirrja për bursa për stafin akademik të Universitetit tëMjekësisë, Tiranë për mobilitete në Universitetin Cote D’azur Nice, Francë

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit  të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin Universitetin Cote D’azur Nice, Francë për semestrin e dytë të vitit akademik 2021/2022

 

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie ( 1 bursë)

Kohëzgjatja e mobilitetit:  

  • 5 ditë + 2 ditë udhëtim

Bursa përfshin:

  • Kompensimin ditor (180 EURO në ditë për stafin)
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën ,klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Universitetin Cote D’azur Nice, Francë klikoni në

https://univ-cotedazur.eu/

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  • Curriculum Vitae në gjuhën angleze
  • Fotokopje e pasaportës
  • Lista e publikimeve në gjuhën angleze
  • Letër motivimi në gjuhën angleze
  • Vërtetim punësimi (i përkthyer dhei noterizuar në gjuhën angleze)
  • Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
  • Vërtetim nga Dekani I Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin

 

Plani i mobilitetit

Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun: https://mjeksia.instant.al/wp-content/uploads/2022/01/mobility-agreement-teaching_en-10.docx

Afati për aplikim: 10.02.2022

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e UniversitetittëMjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën. [email protected]

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, I cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet tëfirmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://mjeksia.instant.al/wp-content/uploads/2022/01/Formulari-i-aplikimit-per-staf-akademik.docx

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj