Search
Close this search box.

THIRRJE PËR APLIKIM PËR PROJEKTE TË INFRASTRUKTURËS SË KËRKIMIT SHKENCOR (PIKSH) PËR VITIN 2023

Në zbatim të Ligjit Nr. 80, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor nëinstitucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Vendimit Nr.607, datë 31.08.2016  të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)” si dhe të VKM Nr. 75 datë 12.08.2018 “Për miratimin e modelit të financimit të institucioneve publike të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor“, Shkreses se MAS 937/2 date 16.03.2023 “Dergohet detajimi i buxhetit per vitin 2023 per shpenzimet kapitale”, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit shpall thirrjen për aplikim për “Projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë” për vitin 2023.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, është data: 24.04.2023

Vlera maksimale e financimit te AKKSHI-se: 40,000,000 lekë;

Fondi i vendosur në dispozicion të kësaj thirrjeje: 204,157,916 lekë.

Dorëzimi i aplikimeve

Aplikantët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin pranë zyrës së Protokoll-Arkivës së Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe me email në adresën [email protected]

Për informacion më të detajuar mund t’i drejtoheni materialeve më poshtë:

https://mjeksia.instant.al/wp-content/uploads/2023/04/Aneksi-2-Formati-i-propozimit-financiar-për-PIKSH-2.xlsx

https://mjeksia.instant.al/wp-content/uploads/2023/04/Aneksi-1-Formati-i-aplikimit-për-PIKSH.docx

https://mjeksia.instant.al/wp-content/uploads/2023/04/UDHËZUES-PËR-PROCEDURAT-E-APLIKIMIT-SHQYRTIMIT-VLERËSIMIT-MIRATIMIT-DHE-MONITORIMIT-TË-PROJEKTEVE-TË-INFRASTRUKTURËS-SË-KËRKIMIT-SHKENCOR-PIKSH.pdf

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.