Historiku i Fakultetit t Shkencave Mjekësore Teknike
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, pjesë përbërëse e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, është një ndër institucionet më të rëndësishme në vend për edukimin e profesionistëve të shëndetit në fushat teknike dhe infermierore. Ky fakultet ofron programe studimi në të tre ciklet universitare: Bachelor, Master dhe Doktoratë, duke mbuluar fushat si, infermieria, mamia, fizioterapia, teknikë laboratori, logopedia dhe teknikë imazherie.
Programet akademike janë të strukturuara në përputhje me Kartën e Bolonjës dhe janë të harmonizuara me kërkesat e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Europian. Fakulteti është aktiv në kërkimin shkencor dhe në publikimin e revistës së tij shkencore “Mjekësia dhe Infermieria Bashkëkohore”.
Stafi akademik i FSHMT përbëhet nga pedagogë me përvojë, të cilët angazhohen në formimin e studentëve me metoda moderne mësimdhënie.