History of the Faculty

Historiku i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike fillon që në vitin 1921, me themelimin e Shkollës së parë të Infermierëve nga Kryqi i Kuq Shqiptar në Tiranë. Kjo shkollë kishte fokus mjekësinë parandaluese dhe higjienë. Me kalimin e viteve, formimi profesional u zgjerua me hapjen e teknikumeve dhe kurseve të specializuara për infermierë e ndihmës mjekë.

Në vitin 1996, me vendim të Këshillit të Ministrave, Shkolla u ngrit në nivelin e arsimit të lartë si “Shkolla e Lartë e Infermierisë”, me program studimi 3.5-vjeçar në profilin “Infermier i Përgjithshëm”. Më vonë, filluan të ofrohen edhe programe në degët Mami, Logopedi, Teknik Laboratori, etj.

Në vitin 2004, u mor vendimi për shndërrimin e kësaj shkolle në “Fakulteti i Infermierisë” në varësi të Universitetit të Tiranës, duke konsoliduar strukturat akademike me departamente të dedikuara dhe duke integruar programet në sistemin 3+2 sipas Kartës së Bolonjës.

Duke ndjekur zhvillimet dhe zgjerimin e profileve studimore, në vitin 2012 Fakulteti mori emërtimin “Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike”. Një vit më vonë, me krijimin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, fakulteti u bë pjesë e tij si një njësi përbërëse.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.