Themelimi i Fakultetit të Mjekësisë daton në vitin 1952, me krijimin e Institutit të Lartë Mjekësor, institucioni i parë i arsimit të lartë në fushën e mjekësisë në Shqipëri. Ky institut u krijua si përgjigje ndaj nevojës së madhe për mjekë dhe personel të kualifikuar shëndetësor në vend, në një periudhë ku mungesa e specialistëve përbënte një sfidë serioze për sistemin shëndetësor shqiptar.
Në vitin 1957, me themelimin e Universitetit të Tiranës, Instituti i Lartë Mjekësor u shndërrua në Fakultetin e Mjekësisë, një nga gjashtë fakultetet themeluese të universitetit. Në vitin 2013 Fakulteti i Mjekësisë bëhet pjesë e Universitetit të Mjekësisë Tiranë.
Me dekada përvojë dhe bashkëpunime me institucione ndërkombëtare dhe kombëtare, Fakulteti i Mjekësisë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në edukimin dhe specializimin e brezave të profesionistëve të shëndetit, duke ndikuar në shërbimin shëndetësor në nivel kombëtar.