Fakulteti i Mjekësisë ka qenë pjesë e Universitetit të Tiranës që nga themelimi i tij në vitin 1957, si një nga gjashtë fakultetet e tij. Aktualisht që prej vitit 2013, Fakulteti i Mjekësisë është pjesë e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë duke përfaqësuar një ndër institucionet më të rëndësishme akademike në fushën e arsimit të lartë shëndetësor në Shqipëri. Me një kontribut të ndjeshëm në formimin profesional të mjekëve, farmacistëve, dhe profesionistëve të shëndetit publik, Fakulteti ka luajtur një rol të rëndësishëm në sistemin shëndetësor kombëtar.
Nëpërmjet një strukture akademike të mirorganizuar dhe të kualifikuar dhe një kurrikule të përditësuar në përputhje me standardet bashkëkohore ndërkombëtare. Fakulteti i Mjekësisë synon të ofrojë një arsim cilësor, të bazuar në dije shkencore, etikë profesionale dhe përgatitje praktike.