Ftojmë cdo profesionist të shkencave mjekësore nga Shqipëria dhe jo vetëm, që dëshiron të bëhet pjesë si pjesëmarrës pasiv i Kongresit të Parë Ndërkombëtar të Shkencave të Shëndetit që mund të regjistrohet në linkun: https://forms.gle/swgBcZp7WjxpyQir5
Konferenca do të organizohet në 7 salla paralele, me profesionistë ndërkombëtarë të fushave mjekësore, farmaceutike dhe dentare.
Aktiviteti do të zhvillohet në datat 2, 3, 4 Maj 2025 dhe është në proces akreditimi nga ASCK.
Në këtë event do të marrin pjesë profesorë dhe akademikë të mirënjohur të universiteteve ndërkombëtare dhe kombëtare dhe do të prezantohen rreth 600 punime shkencore (referime dhe poster).
Linku për faturën për regjistrim: Download
Faturë për arkëtim për pjesëmarrësit nga jashtë Shqipërisë: Download
Për informacione të mëtejshme kontaktoni në:
e-mail: [email protected]
website: www.umed.edu.al
_Për studentët e Universitetit të Mjekësisë, hyrja është falas! _
Ju mirëpresim!