Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Saarlandit, Gjermani për semestrin e dytë të vitit akademik 2023/2024
Llojet e mobilitetit përfshijnë
- Shkëmbimin e studentëve të vitit të fundit (4 kuota)
Nivelet e mobilitetit për studentët
- Integrated second cycle study program
Kohëzgjatja e mobilitetit
- 3-6 muaj
Field of study
- Pharmacy
Afati i aplikimit
- 17.04.2022
Dokumentet që nevojiten për aplikim për studentët janë:
- Kërkesë me shkrim;
- CV në gjuhën angleze;
- Kopje e pasaportës;
- Vërtetim student;
- Listë e notave (Në shqip dhe anglisht);
- Letër motivimi në gjuhën angleze;
- Certifikatë e gjuhës së huaj Gjermanisht (minimumi B1) / Anglisht (minimumi B2).
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në zyrën e protokollit si edhe të skanuara në adresën [email protected]
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://mjeksia.instant.al/wp-content/uploads/2023/04/Formulari-i-aplikimit-për-studentë.docx
Vini re! – Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të kryhet nga Komisioni Erasmus+ i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Lista e fituesve do t’i përcillet Universitetit të Saarlandit. Komisioni akademik i këtij Universiteti mes kandidatëve fitues të përzgjedhur nga Universiteti i Mjekësisë do të vendosë se cilët kandidatë do të jenë pjesë e projektit të shkëmbimit.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!