Search
Close this search box.

Hapet thirrja për bursa për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për trajnim në Universitetin Cote D’Azur, Nice, Francë

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitet për stafin administrativ të Universitetit  të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin Cote D’Azur Nice, Francë për semestrin e dytë të vitit akademik 2023/2024

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin e stafit administrativ për trajnim (1 kuotë)

Kohëzgjatja e mobilitetit:  

  • 5 ditë + 2 ditë udhëtim

Bursa përfshin:

  • Kompensimin ditor (160 EURO në ditë për stafin)
  • Koston e udhëtimit (275 EURO)

Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Cote D’Azur Nice, Francë klikoni në:

https://univ-cotedazur.eu/

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  • Curriculum Vitae në gjuhën angleze;
  • Fotokopje e pasaportës;
  • Letër motivimi në gjuhën angleze;
  • Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze.

 

Plani i mobilitetit:

Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun:

https://mjeksia.instant.al/wp-content/uploads/2023/09/higher-education-mobility-agreement-training.docx

 

Afati i fundit për aplikim: 6 Tetor 2023

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: [email protected]

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, I cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet tëfirmoset nga ky i fundit.

Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

 

https://mjeksia.instant.al/wp-content/uploads/2023/09/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_Staf-administrativ-Cote-DAzur-.docx

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.