Më 29 shtator 2025, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, zhvilloi ceremoninë e diplomimit për studentët e viteve akademike 2023–2024 dhe 2024–2025.
Në një atmosferë festive e plot emocione, u nderuan arritjet dhe përkushtimi i studentëve që mbyllën me sukses një kapitull të rëndësishëm akademik, duke hapur tashmë rrugën e tyre drejt së ardhmes profesionale.
Në fjalët përshëndetëse, u theksua roli i dijes dhe përgjegjësisë që mbartin të diplomuarit, si dhe misioni i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë: të formojë profesionistë të përkushtuar dhe të aftë, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e shëndetësisë dhe shoqërisë shqiptare.
Urime të përzemërta të gjithë të diplomuarve – suksese në çdo hap të rrugëtimit tuaj!


























