Ceremonia e Diplomimit – 29 Shtator 2025

29 shtator 2025, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, zhvilloi ceremoninë e diplomimit për studentët e viteve akademike 2023–2024 dhe 2024–2025.

Në një atmosferë festive e plot emocione, u nderuan arritjet dhe përkushtimi i studentëve që mbyllën me sukses një kapitull të rëndësishëm akademik, duke hapur tashmë rrugën e tyre drejt së ardhmes profesionale.

Në fjalët përshëndetëse, u theksua roli i dijes dhe përgjegjësisë që mbartin të diplomuarit, si dhe misioni i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë: të formojë profesionistë të përkushtuar dhe të aftë, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e shëndetësisë dhe shoqërisë shqiptare.

Urime të përzemërta të gjithë të diplomuarve – suksese në çdo hap të rrugëtimit tuaj!

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.