Search
Close this search box.

Pyetje

Sa kohë përpara zhvillimit të një aktiviteti duhet të aplikojmë për akreditim?

Të gjithë ofruesit e aktiviteteve të edukimit në vazhdim duhet të dorëzojnë dosjen e aplikimit pranë QZHP-së jo më vonë se 30 ditë përpara datës së zhvillimit të aktivitetit. Për shembull,  për një aktivitet që planifikohet të zhvillohet në datën 10 mars, aplikimi duhet të bëhet brenda datës 10 shkurt.

QZHP-ja kryen procesin e vlerësimit të aktivitetit dhe vendos për akreditimin ose jo të tij brenda 30 ditëve nga data e aplikimit. Për shembull, nëse aplikimi është kryer në datën 10 shkurt, vendimi për akreditimin merret dhe shpallet jo më vonë se data 10 mars.

Po. Nëse merrni në konsideratë mangësitë e vërejtura nga QZHP dhe i reflektoni ato në dosjen e dytë të aplikimit, atëherë aktiviteti mund të akreditohet. 

Në një rast të tillë, çdo material apo aktivitet promovues është i lejuar për aq kohë sa paraqitet apo zhvillohet jashtë mjedisit ku zhvillohet aktiviteti edukues dhe jashtë programit të tij. Përdorimi i satelit-simpozium është një mënyrë e mirë për të shmangur konfliktin e interesit.

Sigurisht që përdorimi i emrave të medikamenteve është i pashmangshëm në shumë prej temave mjekësore të prezantuara në aktivitete të edukimit në vazhdim. Bëni kujdes që të përdoret vetëm emri generik dhe jo emri tregtar i medikamentit. 

QZHP pranon materiale mësimore dhe në gjuhë të huaj.

Jo. Nëse një aktivitet përsëritet disa herë, pa ndryshuar programin, kurrikulat ose trajnerët, atëherë aplikimi për akreditim duhet të kryhet vetëm një herë. Kreditet e njohura për këtë aktivitet janë të vlefshme për sa kohë që aktiviteti përsëritet nga i njëjti ofrues.

Mos harroni se në këto raste, ofruesi i aktivitetit duhet të dorëzojë të paktën 7 ditë përpara zhvillimit të aktivitetit të rradhës një njoftim me shkrim, ku deklarohet vendi dhe data, programin e aktivitetit pranë QZHP-së.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj