CEREMONIA E DHËNIES SË TITUJVE AKADEMIKË “PROFESOR” DHE “PROFESOR I ASOCIUAR”

Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë u zhvillua ceremonia e dhënies së titujve Akademikë “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar” për 9 pedagogë dhe kërkues shkencorë.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, vlerësoi përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga kolegët, duke theksuar rolin e kërkimit shkencor në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies. Ceremonia u nderua gjithashtu nga Zëvendësrektorja për kërkimin shkencor, Prof. Dr. Suela Këlliçi, për kontributin e saj në promovimin e stafit akademik.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë falënderon të gjithë kolegët për punën e tyre të palodhur dhe angazhimin në avancimin e dijes.

Urojmë suksese të mëtejshme dhe arritje të reja në fushën akademike dhe shkencore!

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj